Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. T. dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Në 2 nënzor, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.
Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.a.b
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/