Vuçiç urdhëron për tension në veri të Kosovës, serbët largohen nga institucionet

Vuçiç urdhëron për tension në veri të Kosovës, serbët largohen nga institucionet

53
0
Shares

Serbia po kërkon destabilizimin e veriut të Kosovës ndërsa urdhëroi një parti të minoritetit serb në Kosovë të bokozonte institucionet shtetërore.

Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës pas një takimi të zhvilluar mesditën e së shtunës në Zveçan.

Në takimin me dyer të mbyllura kanë marrë pjesë përfaqësues serbë të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.

Vendimi erdhi pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, për shkak se ai së bashku me kryetarët e komunave njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa e lëshuara nga Serbia.

Ndërkaq media transmetuan një video ku shihen policë serbe që kanë hequr uniformat e policisë së Kosobës, por kanë mbajtur armët në brez.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme. Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, tha Goran Rakiq Rakiç, duke paralajmëruar se protestat që do nisin të dielën.

Komunat në veri, të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani. r.j

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY