Projekti studentor “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”

Projekti studentor “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”

57
0
Shares

Grupimi studentor ABC Tirana Club prej vitit 2019 po zbaton programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, për zbatimin e të cilit po bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Edicionin e Pestë ata janë kushtuar kriptomonedhave, përmes një Projekti titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”, dhe për të cilin po mbështeten nga programi “B4Students”.

Këto ditë ABC Tirana Club ka publikuar gjetjet e një sondazhi që ka zhvilluar në muajin tetor 2022 me 300 studentë nga universitetet publike dhe private të vendit tonë.
Sa të familjarizuar ndjeheshin të pyeturit bazuar në informacionin që kishin mbi kriptomonedhat? Pjesa më e madhe, 31%, zgjodhi alterantivën e përgjigjes “shumë pak”, kurse 19% u shpreh “aspak” dhe 7% “pak”. Në anën tjetër 13% pranuan se ndiheshin të familjarizuar “shumë mire”, kurse 18% “mirë dhe 12% “mjaftueshëm”.

Cila do të ishte shtysa më e madhe për përfshirjen në një investim në kriptomonedha? – ishte një pyetje, për të cilën u zgjodh më shumë përgjigja “formë për t’u pasuruar”, 45%. Më pas renditej përgjigja “liri nga bankat”, 27%, “spekulimi” 10% etj. Kjo pyetje kishte dhe numrin më të madh të atyre që nuk prefereuan të japin përgjigje, 13%.
Për pyetjen se cili shkak e frenon më shumë aktivitetin normal me kriptomonedha, aletrnativa më e zgjedhur për përgjigje ishte “paqëndrueshmëri ekstreme” me 53%, pastaj renditeshin alternativa të tjera, si “lidhja me aktivitetin kriminal” (22%), “ekziston vetëm në kompjuter”, (13%) dhe “pak tregtarë e pranojnë atë” (12%).

Ligji 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, miratuar nga Kuvendi Shqipërisë më 1 shtator 2020, ku përfshihet dhe veprimtaria me kriptomonedha, duket se njihet në mynyrë të limituar. Pjesa më e madhe të pyeturve, 36%, pranuan se “pak” e njihnin ligjin, 20% u përgjigjën “shumë pak” dhe 14% thane “aspak”. Në masën 30% e atyre që kishin njohuri për ligjin 66/2020, 21% kishin nivelin “mjaftueshëm” dhe 9% “shumë”.

Mbi pjesëmarrjen e të pyeturve në aktivitete të lidhura me kriptomonedhat, rreth gjysma (46%), pranuan se “nuk kam marrë pjesë”, ndërkohë që 19% pohuan se kishin qenë fizikisht në aktivitete të tilla; 29% online dhe 6% ishin angazhuar në dy formatet, edhe fizikisht edhe online. Pyetjes tjetër se për çfarë aspekti do të ishin më shumë të interesuar nëse do të ftoheshin për një trajnim mbi kriptomonedhat, përgjigjet ishin: “si të fitoni” (33%), “si funksionon” (28%), “si të tregtoni” (16%), “si ta ndërtoni/krijoni”, (14%) dhe “si ta përdorni” (9%).

“Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?” përveç sondazhit përfshin dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, si dhe organizimin e një Forumi Diskutimi me ekspertë që pritet të mbahet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. a.m

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY