Berisha: Rama skenar për të grabitur flamurin e PD, mungesa e avokatit...

Berisha: Rama skenar për të grabitur flamurin e PD, mungesa e avokatit në gjyq, pjesë e skemës së Ramës

43
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Rama po përpiqet të konfiskojë flamurin e PD, do i përgjigjemi me mënyrat më të merituara. Berisha konsideroi se mungesa e avokatit në gjyq ishte pjesë e këtij mekanizmi.

Deklarata:

PD gjatë një viti, ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike.
E ka bërë këtë sipas kushtetutës së saj dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve. Këtë proces, kërkon ta shkelmojë, në mënyrë antiligjore, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama.
Përveç këtyre procedurave, ka një vendim gjykate, në të cilin gjykatësi ka vendosur për këtë realitet, për Kuvendin, për logot, për vendimet e PD-së.
Gjithçka është e ligjshme, e paligjshme dhe armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik.
PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara.
Ky është një problem që e kemi me Edi Rramën, nuk e kemi me tjetër…
…PD në të gjitha takimet e saj, përveç disa takimeve në hotele, dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis.
Kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta edhe nga guvernatorja se si mund të ndodhë kjo.
Por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë që e ofrojnë për aktivitete dhe kjo është e vërteta e shpenzimeve.

Berisha: Nuk kemi në fokus asnjë njeri tjetër përveç Edi Ramës

Mungesa e avokatit në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit është makinacion i Edi Ramës.
Nuk kemi në fokus asnjë njeri tjetër përveç Edi Ramës.
Demokratët e dinë. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin e demokratëve.
Ata, në kohën e duhur, do marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY