Berisha analizon debatin në Britani për emigrimin e shqiptarëve: Ja arsyeja kryesore...

Berisha analizon debatin në Britani për emigrimin e shqiptarëve: Ja arsyeja kryesore e shpopullimit të Shqipërisë

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot debatet në Britani në lidhje me flukset e shtuara të emigrantëve shqiptarë në këtë vend.

Argumentat e Berishës:

Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë.
Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021.
Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme.
Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij,

PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë.
PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës.

Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
PD deklaron se shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është:
-Votimi fiktiv i shqiptarëve përmes dhunimit masiv të zgjedhjeve nga Edi Rama. Me zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të ndërrohet me votë.
-Vendosja e monizimit absolut falë votimit fiktiv. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Me reformën sorosiane ai ka në kontroll të plotë sistemin e drejtësisë. Ai kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.
-Lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe drogën dhe zëvendësimin e shtetit ligjor me të parin narkoshtet në Europë.
-Vjedhja e fondeve dhe pasurive publike dhe vendosja e sistemit të korrupsionit në vend. Me sistemin korruptim dhe vjedhjen e fondeve të vendosur nga Edi Rama, punët publike në Shsqipëri kushtojnë 7-10 herë më shumë se në vendet e BE-së.

Vetë Edi Rama mori detyrën si kryeministër, i akuzuar nga prezenca e OSBE në Tiranë se ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro dhe për këtë akuzë, Edi Rama nuk reagoi kurrë me asnjë formë kundërshtimi.
-Edi Rama jeton sot si kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Ai ka realizuar me çartera 137 fluturime, përfshi këtu fluturime për të ndjekur ndeshje futbolli në Florida apo vakanca luksoze.
-Varfërimi progresiv i shqiptarëve nga politikat e Edi Rramës është shkak tjetër kryesor i shpopullimit të Shqipërisë. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogën më të lartë në rajon, sot ata kanë rrogën më të ulët në rajon, 15-20 përqind më të ulët se Kosova, kurse çmimet e produkteve ushqimore janë 7 eri në 10 përqind se mesatarja e vendeve të BE, nafta shitet si në Zvicër dhe Gjermani.
-Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY