Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nis vaksinimi kundër HPV, Manastirliu: Përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit, nis me vajzat 13-vjeçare

03/11/2022
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur për herë të parë në vendin tonë vaksinimi i vajzave me vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane (HPV), që tashmë është përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimin për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.

“Ky është një mision në mbrojtje të jetës, një mision që mbron shëndetin e vajzave tona, që do të jenë nesër nëna. Është një ndër vaksinat shumë efektive, gati 100% efektive përsa i përket të gjitha problematikave dhe mbi të gjitha luftës kundër humpan papilloma virusit, e cila shkakton dhe kancerin e qafës së mitrës.

Për vajzat tona, për ato të cilat do ta bëjnë këtë vaksinë dhe do të jenë vajzat duke filluar nga targeti parë, për të gjitha to të lindura nga janari i 2009, vaksina kundër human papilloma virusit është një shqetësim më pak që gjatë jetës së tyre. Vaksina kundër HPV është shpërndarë në të gjithë rrjetin tonë të qendrave shëndetësore dhe nga e cila do të përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vaksinoi sot dhe vajzën e saj 13-vjeçare dhe i bëri thirrje nënave dhe baballarëve të vaksinojnë fëmijët e tyre:

“Për ne si nëna, është një garanci më shumë. Një garanci më shumë që ne mbrojmë jetën dhe shëndetin e vajzave tona. Për personelin mjekësor është një armë më shumë për të mbrojtur shëndetin e vajzave. Unë jam e gëzuar që ditën e parë këtu në Qendrën Shëndetësore 2, ka kaq shumë vajza 13-vjeçare që na janë bashkuar. Jam e kënaqur edhe si nënë që edhe vajza ime e cila është 13 vjeç sot e ka bërë vaksinën kundër HPV-së. Ftoj të gjitha nënat dhe baballarët, prindërit që të mos hezitojnë, por menjëherë të shkojnë në qendrën shëndetësore të vendosin takimin për të kryer vaksinën. Vaksina do të jetë në të gjitha qendrat shëndetësore. Do të vijojë vaksinimi, pra nuk është se përfundon, vijon gjatë këtij viti, vitin tjetër e në vazhdim. Kështu që është pjesë e kalendarit tonë të imunizimit”, tha Manastirliu.

Pas përfshirjes së testit HPV për diagnostikimin primar të përfshirë në qendrat shëndetësore, nga i cili përfitojnë rreth 16 mijë gra në vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë përfshirë në kalendarin e vaksinimit vaksinën kundër HPV, duke e përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Vaksinimi kundër HPV nis me vajzat e lindura në vitin 2009, në të gjithë vendin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.