ATENTATI NË DURRËS/ Viktima e dytë, i dyshuar për vrasjen e shokut...

ATENTATI NË DURRËS/ Viktima e dytë, i dyshuar për vrasjen e shokut të tij në 2012

51
0
Shares

Juxhin Dauti, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Sukth, ka lidhje me vrasjen e 17 mars 2012 në Vlorë ku mbeti i vrarë ish-kampioni i Bilardos në qytetin e Vlorës, Fatjon Bani.
Sipas raportimit të  Policisë në vitin 2012, Juxhin Dauti, në atë kohë 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me mikun e tij të fëmijërisë, Fatjon Banin në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, afër repartit zjarrfikës.
Pas konfliktit, 31-vjeçari është ngritur dhe ka hipur në makinën e tij.
Dauti e ka arritur dhe e ka qëlluar me tre plumba viktimën.
Dy personat kishin njohje prej kohësh dhe para se të ndodhte krimi, të dy djemtë ndodheshin në një prej lokaleve të zonës së njohur si “Aleksandria”.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.
Gjykata e Shkalles së Parë e dënoi me 23 vjet burg autorin, por ajo e Apelit më 22 gusht të 2015 ka rrëzuar poshtë vendimin, ndërsa shumë dëshmitarë kishin ndërruar dëshmitë.
Dauti ka qenë dënuar edhe para vrasjes së vitit 2012 për armëmbajtje pa leje.
DRONI.AL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY