Vajza e të moshuarës: Ishte tronditje e madhe, paguanim 600 euro në...

Vajza e të moshuarës: Ishte tronditje e madhe, paguanim 600 euro në muaj

129
0
Shares

Vajza e të moshuarës që u godit nga infermieret në një azil të Pejës, Zhaneta Nura tregon se ka vënë re shenja tek nëna e saj edhe disa ditë më parë.

Në një prononcim për TV Dukagjini, ajo është shprehur se pasi pa videon e të ëmës, kërkoi menjëherë që ajo të nxirrej nga azili.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë. Në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zvicerane.

Kam qenë në punë kur më ka ardhë ky xhirim. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty. Tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve. Ka qenë tronditje e madhe. Stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh. Terapia prej nesh” – tregon vajza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY