Deputetët rreth Alibeaj të ndarë për kandidatin e plrbashkët të opozitës

Deputetët rreth Alibeaj të ndarë për kandidatin e plrbashkët të opozitës

60
0
Shares

Deputetë që përfshihen në grupimin e Enkelejd Alibeajt thonë se në 14 Maj, Partia Demokratike duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

“Të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Të gjithë bashkë me një kandidat. Në vitin 2013 e mbani mend shprehjen të bëhen bashkë të gjithë qelbësirat, ndërsa unë sot bëj thirrje të bëhen bashkë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e këtij vendi për të shpëtuar vendin nga regjimi i Edi Ramës”, tha deputetja Dhurata Çupi për mediat sot ndërsa po hynte në Kuvend.

Ndërkaq Gazment Bardhi, i cili negocioi për tre javë me Edi Palokën, u shpreh i keqardhur që nuk u arrit një marrëveshje. “I keqardhur, i keqardhur“, tha ai.

Në kushtet e ripërsëritjes së një skenari të ngjashëm me atë të 6 Marsit, ku dy grupimet brenda Partisë Demokratike dolën me kandidatë më vete, aleatët preferojnë të qëndrojnë jashtë debatit.

“Ne nuk bashkohemi me asnjë. Pse çfarë jemi ne, dele që të bashkohemi? Me asnjë, me veten tonë”, tha Dashamir Shehi.

Grupimi “Alibeaj” vendoi të dalë me kandidatët e tij, vendim të cilin do ia përcjellë edhe kryesisë së takimin e pasdites së orës 18:00. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY