“2500 policë japin dorëheqjen, kushte mizerabël në punë”

“2500 policë japin dorëheqjen, kushte mizerabël në punë”

58
0
Shares

“Krimi sundon vendin ndërkohë 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen dhe po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militantë dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar”, deklaroi sot shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu.

Deklarata:

Marrëveshja kriminale e Edi Ramës me krimin e organizuar për interesa elektorale dhe monetare, ka cënuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Në pak ditë një nga zonat më të populluara në Tiranë, kanë ndodhur dy vrasje, duke vënë në rrezik jetën e familjareve të asaj zone.

Dje në Lushnje bandat kriminale kërcënuan me tritol, dhe vetëm pak minuta më pas një tjetër shpërthim me tritol ndodhi në zonën e Fushë Krujës. Si gjithmonë nuk ka autorë ose ata largohen në drejtim të paditur.

Ndërkaq Policia e Shtetit është në një situatë dramatike dhe në pamundësi totale për t’u përballur me bandat dhe krimin.

Raportet mediatike dhe burimet zyrtare tregojnë se 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen, pasi kushtet në punë janë mjerane.

Ndërkohë këta efektivë policie të ndershëm po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militant dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

Në çdo përplasje të bandave dalin efektive policie të implikuar, ata nuk përfaqësojnë Policine e Shtetit por ata përfaqësojnë policine e pushtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY