“Sa para ka ndarë qeveria për like, share dhe lajme te rreme...

“Sa para ka ndarë qeveria për like, share dhe lajme te rreme pro Ramës e ministrave”

52
0
Shares

‘Pronari’ i 90 për qind të mediave të Tiranës Endri Fuga nuk është paraqitur sot në Komision. Edhe pse është ministri i shtetit për informacionin ai është i vetmi në llojin e tij që gazetarët nuk e kanë parë ndonjëherë aq më pak të flasë ndonjë fjalë për ta.

Deputetja Ina Zhupa thotë se ai nuk mund të përballet në komision.

”Ministri i Propagandës Endri Fuga nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit për të paraqitur buxhetin e agjencisë së medias pa asnjë arsye objektive.

Ministri i industrisë më të madhe prodhuese të qeverisë pikerisht propagandë qeveritare, e quan buxhet të parëndësishëm 117.300.000 lek ( dmth 1.17 milard lek) nga paratë e taksapaguesve shqiptar për tē prodhuar like, share dhe lajme të rreme.

Pamundësia për tu përballur me mungesën e transparencës dhe informacionit që ka sot qeverisja ne cdo nivel, shpjegon qartë arsyen reale të mungesës së tij”, deklaron deputetja Ina Zhupa. a.b


 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY