Çollaku konfirmon pse u prishën bisedimet: Do vijojmë me forumet tona

Çollaku konfirmon pse u prishën bisedimet: Do vijojmë me forumet tona

69
0
Shares

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku konfirmoi sot në Opinion se kërkesa për njohjen e statutit të 11 dhjetorit nga ana e PD që drejtohet nga Sali Berisha ka sjellë dhe dështimin e negociatave për bashkimin e PD.

Çollaku tha se deputetët rreth Alibeaj do të vijojë me agjendën e tyre duke filluar me mbledhjen e kryesisë së PD që ata njohin me statutin e vjetër e cila do mblidhet të mërkurën pasdite.

“Në mbledhje ishte shumica dërrmuese, por nuk ishte mbledhje për vendim. Kjo ishte një mbledhje për tu informuar nga Bardhi pas një procesi negociatash, i cili bëri sqarime. Ky është një informim i kësaj pjesë grupi parlamentar i PD. Qëndrimi ishte ajo e shprehur në deklaratë. Kjo nuk dot thotë se është vendimmarrje, nuk kam mundësi grupi të jap vendim marrje të tillë. Nesër në orën e 18:00 do të mblidhet kryesia e PD që njohim ne. Kjo nuk është situatë që ne preferojmë. Bardhi ka paraqitur propozim me 6 pika dhe na referoi përgjigjen e Palokës. I cili ka thënë se jeni të pranuar në respekt të statutit tonë. Ajo që prishi këtë ishte referimi i statutit të 11 dhjetorit dhe ra ajo që po përpiqeshim të bënim”,-tha Çollaku për Opinion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY