Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU...

Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

37
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastët ndëshkon 14 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Gjirokastrës në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, prodhimit dhe përpunimit të ëmbëlsirave si dhe magazinave frigoriferike, nga ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, mungesë të sistemit HACCP dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 26 masa administrative gjobë në vlerën 3,850,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 585 kokrra vezë, 174.205 kg produkte të ndryshme dhe 24 l produkte të ndryshme ushqimore të pasigurta për konsum. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY