Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkon për gjykim grupi i kadastrës së Sarandës, SPAK mbyll hetimet

01/11/2022
EKSKLUZIVE/ Dokumenti, qeveria jep me qera Portin e Sarandës për 2000 dollarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet në ngarkim të një grupi të dyshuar për korrupsion.

Çështja nisi në maj 2022 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 e 25  i Kodit Penal, me qëllim marrjennë favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit Prokuroria e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së  Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të  të pandehurve :

1. Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
2. Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
3. Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.
4. Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv . a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.