Pedagogët presin deri nesër në 16.30. Më pas grevë urie

Pedagogët presin deri nesër në 16.30. Më pas grevë urie

42
0
Shares

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaci tha sot se universitetet në vend nuknkanë kanë mundësi të rrisin pagat prej 8%.

Ai mori si shembull Universitetin e Shkodrës, që sipas tij nuk i ka mundësitë financiare për të rritur pagat e profesorëve.

Ai u shpreh se deri të mërkurën do të presin reagimin e qeverisë dhe nëse nuk do ketë zgjidhje, ata  paralajmërojnë nisjen e grevës së urisë, pavarësisht se numri i pedagogëve që do marrin pjesë në të do jetë i kufizuar.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga kryeministri. Ne kemi njohur vetëm 7% si rritje. Nuk ka asnjë garanci vitin e ardhshëm. Universitetet nuk kanë asnjë  mundësi për rritjen e pagave.  Kemi kërkuar që 30% të jetë i plotë dhe për stafin akademik , por edhe për personelin ndihmës . Nesër pasdite do jetë diskutimi i fundit, ora 16:00, sepse është mbyllja e orarit zyrtar të punës së qeverisë. Ne presim  që ti japë zgjidhje. Ne do të mblidhemi këtu nëse ka zgjidhje apo jo, në varësi  të  asaj. Kemi një numër pedagogësh që janë gati të hyjnë në grevë, Kemi numër të kufizuar. Bëhet fjalë rreth 10 pedagogë, është simbolike. Janë nga universitete të ndryshme”, tha Kovaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY