Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës është proceduar penalisht pasi publikoi në media kërkesën për ekstradimin nga Turqia në Shqipëri të Ibrahim Licit.
Klan Neës raporton se Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës akuzohet për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.
Disa ditë më parë, në media u publikua kërkesa për ekstradimin nga Turqia të Ibrahim Licit, duke aluduar se ai është arrestuar.
Por pas këtij lajmi, reagoi vetë Ibrahim Lici përmes një audio të publikuar nga familjarë të tij në Shkodër, ku thoshte se ai është i lirë në Turqi. /tvklan.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/