Goditi me gurë arbitrin e ndeshjes Delvinë Elbasan, policia i vë prangat

Goditi me gurë arbitrin e ndeshjes Delvinë Elbasan, policia i vë prangat

40
0
Shares

Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit mes Delvinës dhe Elbasanit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Tritan Pipiko, 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY