“Fasha 800kw, veprim kriminal i qeverisë dhe barrë e rëndë për 161...

“Fasha 800kw, veprim kriminal i qeverisë dhe barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familjarë”

41
0
Shares

“Fasha 800kw, veprim kriminal i qeverisë dhe barrë e rëndë për 161 mijë abonentë familjarë. Me Edi Ramën ekonomia e familjeve është në rrezik! Të protestojmë të gjithë më 12 nëntor”, deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha.

Deklarata:

Siç është njoftuar nga Qeveria Rama, çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 Nëntor.

Enti Rregullator i Energjisë, në shkelje të plotë të ligjeve të vendit është kthyer nga një institucion i pavarur, në një vegël të qeverisë Rama dhe mafies së energjisë elektrike.

Proçedura për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur të ishte ndjekur procedura me përpikmëri, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj.

Nga të dhënat e siguruara nga Partia Demokratike, në 8 mujorin e këtij viti është prodhuar nga tregu i rregulluar dhe KESH rreth 3.79 TW/h.

Nga ana tjetër, OSHEE, për këtë 8 mujor, ka shitur për tregun e rregulluar rreth 3.01 TW/H (për abonentin familjar, privat, buxhetorin dhe jobuxhetorin). Kjo do të thotë se kemi prodhuar më shumë energji nga sa ka qenë nevoja e konsumatorëve.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është një kërkesë që vjen nga mungesa e prodhimit dhe kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, por buron drejtpërsëdrejti nga keq menaxhimi dhe vjedhja sistematike që i bëhet këtij sektori.

Vjedhjet me blerjen e energjisë janë ndër arsyet kryesore që e detyrojnë qeverinë të faturojë qytetarët për të mbuluar abuzimet. Në këtë 8 mujor është blerë në tregun e liberalizuar rreth 1 TW energji me vlerë 416 milion euro. Nëse do ishte blerë me tarifën mesatare të çmimeve sipas bursës Hupex, kostoja e këtij Terravati do të ishte rreth 281 milion euro, pra 135 milion euro më pak nga sa ka harxhuar qeveria. Këto fatura të kripura, të cilat burojnë nga vjedhjet, kanë krijuar një defiçit të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë dhe buxhet, duke na detyruar të paguajmë më shumë se çdo popull tjetër në Europë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, detyrohemi të dëgjojmë një mal me hipokrizi, gënjeshtra dhe këshilla nga keqbërësit tanë se si të kursejmë energji dhe të pranojmë në heshtje rritjen e saj. Qeveria që arrestoi rreth 30 mijë kryefamiljarë për detyrime ndaj OSHEE, pas 9 vite në pushtet deklaron si humbje në rrjet 1.04TË, ose 34% të prodhimit. Kjo shifër nuk përputhet me sukseset e propaganduara apo me tarifat që u mbahen abonentëve shqiptarë në fature për kryerjen e investimeve.

Partia Demokratike ju fton të refuzoni këshillat cinike dhe hipokrite të qeverisë, të cilat ngjajnë me ato të një hajduti që sapo të ka vjedhur paratë nga xhepi dhe të këshillon se si ta shtysh muajin duke kursyer.

Fasha prej 800kw është një veprim kriminal dhe barrë e rëndë për shumë familje shqiptare!

Sipas ekspertëve tanë do të preken nga çmimi i ri prej 44 leke/kë pa TVSH së paku 161 mijë abonentë familjarë. Kjo barrë është e papërballueshme për shqiptarët, të cilët do të detyrohen të paguajnë fatura të shtrenjta të përafërta me vlerën e rrogës mesatare. Praktikisht një rrogë për familje do t’i dedikohet vetëm për të paguar faturën e energjisë. Për biznesin e vogël dhe abonentin familjar, rritja e çmimit të energjisë do të thotë falimentim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY