Tri vepra penale në pak minuta, i riu nga Maliqi nuk ia...

Tri vepra penale në pak minuta, i riu nga Maliqi nuk ia mbathi dot

44
0
Shares

Policët e Korçës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas në fshatin Pojan, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Pojan. Më pas duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor, me dëme materiale. Shtetasi M. R. është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit dhe është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Drithas.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se kanosi shtetasin E. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY