Patozi rikthehet në krye të Bindjes D, i vetëm në zgjedhje por...

Patozi rikthehet në krye të Bindjes D, i vetëm në zgjedhje por ka kohë ta rikonsiderojë

45
0
Shares

Partia Bindja Demokratike ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje ndërsa Astrit Patozi është rikthyer në krye të saj.

Sipas Patozit nuk ka klimë për koalicion brenda opozitës prandaj do dalë e vetme në zgjedhje. Megjthatë ka ende mjaft kojë ta rikonsiderojë vendimin.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 Bindja mori afro 8000 vota në të gjithë vendin.

“Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.

Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi  që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.

Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë.

Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajin si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore”, poston Patozi në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY