Ibrahim Lici mohon të jetë arrestuar, u shkruan mediave

Ibrahim Lici mohon të jetë arrestuar, u shkruan mediave

55
0
Shares

Ibrahim Lici i cili eshte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mohoi sot se ishte arrestuar në Turqi.

Ai përmes një letre për mediat nënTiranë shkruan ee është i lirë dhe se nuk ka lidhje me vrasjet për të cilat akuzohet.

Shpallja është bërë prej muajit maj të vitit të shkuar pas ekzekutimit me armë zjarri të Endri Mustafës.

Deklarata e Licit:

Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi.

Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike.

Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY