Publikohen udhëtimet e Edi Ramës jashtë vendit, hakerat hedhin në rrjet të...

Publikohen udhëtimet e Edi Ramës jashtë vendit, hakerat hedhin në rrjet të dhënat e TIMS. Kryeministri preferon fluturimet me charter

75
0
Shares

Janë publikuar sot nga hakerat të dhëna kofidenciale për kryeministrin Edi Rama që lidhen me udhetimet e tij jashtë vendit të nxjerra nga sistemi TIMS.

Publikimi është bërë nga “Homeland Justice” ndërsa janë publikuar në “Telegram” lëvizjet e Ramës, që nga viti 2005.

Bien në sy fluturimet e shumta me charter të kryeministrit vitet e fundit.

Pak ditë më parë u publikuan të dhëna për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ish-drejtorin të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Dokumenti që u publikua për Helidon Bendon u shoqërua me një mesazh paralajmërues:

“Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,”- shkruhet në mesazh. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY