BE, 80 milionë euro grante për energjinë, Von der Leyen viziton edhe...

BE, 80 milionë euro grante për energjinë, Von der Leyen viziton edhe punimet e hekurudhës

45
0
Shares

Shqipëria do marrë një ndihmë si grant nga BE prej 80 milionë euro për të përballuar krizën energjitike ndërkohë që ka një tjetër projekt për mbështetjen e energjisë së rinovueshme në vend.

Lajmin e bëri të ditur Ursula Von der Leyen gjatë një konference shtypi më Tiranë.

Von der Leyen: Kënaqësi që kthehem sërish në Tiranë, sa shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit. Ky është suksesi i juaj, rezultati i shumë viteve dhe ju keni mbajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit në BE.
Shembullore të shohim se Shqipëria është përkushtuar në vlerat e BE-së dhe ka mbrojtur rendin ndërkombëtar.
Rruga drejt BE-së, raporti i fundit i zgjerimit ka treguar të gjithë përparimin që po bën Shqipëria.

Shqipëria po forcon shtetin e së drejtës, këto janë arritje në një kohë plot sfida, ku përmend agresionin rus.
Eneergjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat në treg, ne kemi vendosur se e vetmja përgjigjie është solidariteti, jemi pjesë e unionit për energjinë prandaj kemi një paketë mbështetëse për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetje direkte buxhetore, 80 milionë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla në këtë përiudhë.
Pas janarit, mbështetja për sistemin e energjisë, për 500 milionë euro për të gjithë rajonin, një plan investimesh për energjinë e rinovueshme, sepse krijon vende pune dhe është e mirë për mjedisin. “Vau i Dejës”, hidrocentralet e Fierzës, ku u habita se prodhon ¼ e energjisë në vend. Kryeministër, i dashur Edi mendoj se Shqipëria mund të ndjehet krenare për arritjet e saj, keni treguar rezistencë, në 6 dhjetor do të takohemi sërish me Këshillin Europian dhe do jetë takim tejet i rëndësishëm, me shumë dëshirë po e pres.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama lajmëroi se në vitin 2024 do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës, një investim i BE.

Edi Rama: “Në pranverën 2024 do kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës. Takimi i sotëm ka një vlerë të vecantë, për shkak se presidentja na ka informuar për situatën finaciare në kushtet e një lufte që bombat dhe plagët i ka në Ukrainë, por pasojat e së cilës ndihen në Evropë dhe në Shqipëri. Unë e informova presidenten për qasjen tonë për vendosmërinë, që ne të mbështesin familjet dhe biznesin e vogël për të mos e prekur çmimin energjisë , gjë që do të thotë një peshë e konsiderueshme për buxhetin e shetit, por një peshë e arsyeshme. Kemi folur edhe për ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, ku në Tiranë do të kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë liderët e Evropës do vijnë në Tiranë për këtë samit.”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY