SPAK ka paraqitur pretencën për gjyqtaren Minoza Margjeka të akuzuar për shpërdorim detyre. SPAK kërkon dënim 4 vjet e gjysëm burg ndërsa për të shoqin Arben Cara 4 vjet burg.
Në pretencë janë dhënë propozimet edhe për Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj, respektivisht 1 vit e 2 muaj burg; me 3 vjet burg; me 3 vjet burg.
Margjeka vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjatë operacionit për kapjen e gjyqtares së Durrësit, u vunë në pranga dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion.
Sipas hetimeve të SPAK bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.
Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj Arben Cara akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion Pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim.
Të arrestuarit e tjerë, bashkë me gjyqtaren janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/