Të paktën 10 zyrtarë janë marrë nën hetim nga SPAK përfshirë edhe drejtuesen e ARRSH Sonila Qato në lidhje me tenderat e zhvilluar për rrugën Kardhiq Delvinë.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera pas pafisë së kompanisë Gjoka Konstruksion.
Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.
Një ditë më parë Qatos iu komunikua akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera” në lidhje me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Në shtator të 2019-tës kompania “Gjoka Constration” kallëzoi Qaton me pretendimin se janë skualifikaur padrejtësisht. Një tjetër kallëzim ishte edhe ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, ARSH në kohën që drejtohej nga Qato ka skualifikuar nga gara 6 kompani mes të cilave edhe atë të “Gjoka Construcsion” edhe pse I plotësonte të gjitha kriterët.
Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/