Ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.
“Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal është rreth 111.5 metra i gjatë ndërsa është ndërtuar në vitin 1965. Ai ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne për të bërë pushime komode.
Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.
Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Laksmhi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/