EMRI/ Kapet në Tiranë, u dënua për narkotikë në 2018

EMRI/ Kapet në Tiranë, u dënua për narkotikë në 2018

37
0
Shares

Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY