VENDIMI/ Më 12 nëntor protesta e madhe e opozitës, çfarë lajmëron Berisha

VENDIMI/ Më 12 nëntor protesta e madhe e opozitës, çfarë lajmëron Berisha

66
0
Shares

PD ka lajmëruar sot datën e protestës së madhe të opozitës në Tiranë ku do të kërkohet largimi i qeverisë.

”Opozita, PD dhe PL dhe forca te tjera opozitare nisin me daten 12 nentor betejen e madhe kunder regjimit te urryer, regjimit te narkoshtetit te pare dhe te vetemnne Europe, te partise shtet, regjimit te Edi Rames.

Ne te kater anet e Shqiperise po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit te Edi Rames. Po bien sirenat e analarmit ndaj jrndjet katatstrofale te krijuara nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike te qytetareve shqiptare”, deklaroi Berisha sot në një konferencë shtypi tek selia e PD.

Shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, tha Berisha.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY