Krismat në Shkodër, nxori pistoletën ndaj dy vëllezërve

Krismat në Shkodër, nxori pistoletën ndaj dy vëllezërve

43
0
Shares

Policia ka zbardhur konfliktin me armë që ndodhi këtë mbrëmje në Shkodër. Ajo ka identifikuar autorin e krismave dhe sherrin që kishte me dy vëllezër.

“Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit”, deklaroi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY