Të kërkuar sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Ahmet Elezi, 28 vjeç, Luan Karaj, 35 vjeç dhe Bardhok Çupi, 63 vjeç, të tre banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/