Kraja: SPAK po heton çështje shumë të rëndësishme

Kraja: SPAK po heton çështje shumë të rëndësishme

42
0
Shares

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha sot në një konferencë për shtyp se po bëhen hetime shumë të rëndësishme ndërsa theksoi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e bashkisë.

“Prokurorët e SPAK punojnë përditë. Sot kishim një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim të një procedimi shumë të rëndësishëm për shkelje me pronat publike, ku është sekuestruar një sasi e jashtëzakonshme sipërfaqe toke e cila do t’i kthehet shtetit”- tha Kraja.

Kreu i SPAK tha se prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.

Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post ndërsa ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY