SPAK merr të pandehur 10 zyrtarë të Lezhës, edhe ish kryetari i...

SPAK merr të pandehur 10 zyrtarë të Lezhës, edhe ish kryetari i bashkisë

48
0
Shares

SPAK njofton se ka marrë të pandehur ish kreun e bashkisë Lezhë, Fran Frrokajn dhe 10 zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar pronësinë e një sipërfaqje toke prej 66 mijë metër katrorësh në bregdetin e Lezhës, me vlerë 13 milionë euro.

Frrokaj u dënua në mars të 2018-tës, më pas gjykata vendosi që të hetohej në gjendje të lirë.

Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar mbi 60.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Detajet:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.29/7, viti 2019. Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek çertifikata e pronësisë. Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kudnraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro. Këto prona kanë rezultuar se janë produkt i veprave penale të përshkruara më sipër. Me vendimin nr.345 datë 28.07.2022 Gjykata së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka vendosur marrjen në cilësinë e të pandehurit dhe ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.29/7 të vitit 2019, në ngarkim të:

1. Fran Frrokaj (me detyrë/në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Bashkisë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4. Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
6. Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
7. Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
8. Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
9. Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
10. Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
11. Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjëshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY