Caktohet data e zgjedhjeve lokale, porosia e Presidentit Begaj

Caktohet data e zgjedhjeve lokale, porosia e Presidentit Begaj

52
0
Shares

14 Maji 2023 do të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend. Data u dekretua sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se  gjatë fushatës duhet përgjegjshmëri dhe respekt për institucionet.

”Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.

Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY