Qytetarët u grumbulluan këtë mbrëmje tek Ministria e Brendshme ndërsa më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë.
Ata kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë Rama, ministrit të brendshëm Çuçi dhe drejtorit të AMP-së Ardi Veliu.
Protestuesit hodhën domate ndaj godinës së ministrisë së Brendshme dhe pasi tentuan të thyejnë kordonin policor hodhën miell ndaj efektivëve.
Ata u shprehën se kjo qeveri është më keq se e Iranit.
“Këtu regjimi i njëjtë si në Iran, sepse për vrasjen e asaj Aminit bënë reagim ndërsa ktu policia e vrau me dorën e tij dhe nuk ngrihet askush.
Sa herë ka rol drejtues Ardi Veliu ndodhin këto gjëra, nuk durohet te fëmija, unë jam prind”-tha një protestues. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/