Kokëdhima, takime me socialistët e Vlorës edhe pas ndarjes me Edi Ramën

Kokëdhima, takime me socialistët e Vlorës edhe pas ndarjes me Edi Ramën

52
0
Shares

Ish-deputeti socialist Koco Kokëdhima vijon të zhvillojë takime të reja me bazën socialiste edhe pse ka deklaruar ndarjen e tij me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Sot ka postuar një takim në fshatin Poro ku marin pjesë edhe drejtues lokalë të PS bashke me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Leli.

Kokëdhima ka zhvilluar gjatë muajit korrik në mënyrë të rregullt pothuajse cdo ditë takime që ai i quan “takime me organizatën tematike të bujqësisë, ish-ushtarakëve, pensionistëve”, skema të organizimit të PS në jug që u rrëzuan fillimisht nga Kongresi dhe më pas nga strukturat drejtuese në qendër.

Kokëdhima ndërpreu takimet pas sulmit që kreu në gazetën e tij kundër kryeministrit dhe qeverisë.

Rifillimi i takimeve tregon se Kokëdhima mun dt jetë ngrohur sërish me Kryeministrin ose ai vijon të shfrytëzojë njerëzit që i ka vendosur vetë në strukturat drejtuese te pushtetit lokal dhe PS në Vlorë.

Ai de facto nuk ëhstë më as koordinator i PS në qarqet e jugut për shkak se tashmë atje është deleguar Mimi Kodheli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY