Ministria e Jashtme e Shqipërisë përfshihet në çështjen “Marnikolaj”

Ministria e Jashtme e Shqipërisë përfshihet në çështjen “Marnikolaj”

454
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri të ditur se po ndjek hap pas hapi nëpërmjet të gjitha kanaleve zyrtare rastin e humbjes së jetës së shtetasit shqiptar Pëllumb Marnikolaj në një rajon policie të Athinës.

Ministria deklaron se i ka kërkuar palës greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese dhe nga kontaktet e deritanishme me autoritetet greke, bëhet e ditur se ekzistojnë pamjet filmike të ngjarjes, si dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

“Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare. Ambasada jonë në Athinë do të ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës. Deri në zbardhjen e plotë të situatës, MPJ fton të respektohet dhimbja e familjareve dhe të mos instrumentalizohet politikisht kjo ngjarje”, thekson deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY