Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar sot detaje rreth vdekjes së 32 vjeçarit pas ndalimit të tij nga policia.
Sias mesazhit nga qytetari dixhital Kurti i vdiq në duar policisë dhe ata nuk njoftuan ambulancën.
”Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, komenton Berisha.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/