Berisha paralajmëron Ramën: Që tani po mblidhen çertifikatat. Do ta paguash aq...

Berisha paralajmëron Ramën: Që tani po mblidhen çertifikatat. Do ta paguash aq shtrenjtë prekjen e votës

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama në lidhje me manipulimin e votave.

”Që tani po mblidhen çertifikatat. Do ta paguash aq shtrenjtë prekjen e votës sa nuk mund ta imagjinosh. Ka një kufi”, tha Berisha.

Fjala e Berishës:

Edi Rama nuk ka të ndalur. Duhet ta ndalim. Të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të Forumit Rinor, kemi kryetarët e Forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë. Do të jemi të gjithë. këto dy fronte po shkojn ë drejt zgjedhjeve.

Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagujinosh. Ka një kufi.

Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur.

Ne votën nuk e dorëzojmë.

Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq.

Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen  më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi.

Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY