PD ka bërë të ditur datat kyçe që përshkrojnë procesin e primareve.
Duke filluar nga sot 18 tetor dhe deri më 6 nëntor janë negociatat me aleatët dhe evidentimin e kandidaturave.
Nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe më pas bëhet publikimi zyrtar i emrave.
Kandidatët e përzgjedhur do të kenë dy javë kohë për të bërë fushatën e primareve dhe në datën 4 dhjetor do të zhvillohen primarët në të gjithë Shqipërinë.
Afatet për procesit e primareve u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD.
“Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023. Mbledhja është në përputhje me përcaktimet statuore.
Udhëzuesi ka edhe datat për veprime konkrete. Janë zhvilluar dhe do të zhvillohen takime me aleatët për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kanë sugjerime të drejta. Theksoj se mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre dhe kandidaturat e tyre.”, tha nder te tjera Berisha.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/