Është shtuar një gjykatëse e re në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Elsa Ulliri ka kaluar procesin e vetingut pa probleme, ndërsa vendimi i emërimit është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë.
Me delegimin e Elsa Ullirit Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bëhet me 9 gjyqtare, ndërsa në organike janë 16 të tillë.
Elsa Ulliri ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndërsa për tre vite ajo ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/