Gjirokastër, policia hyn nga dritarja drejt në shtëpinë e problematikut

Gjirokastër, policia hyn nga dritarja drejt në shtëpinë e problematikut

60
0
Shares

Policia e Gjirokastrës hyri sot me forcë nga dritarja në një shtëpi. Më pas ajo nxori prej andej një person që refuzonte mjekimin për shëndetin mendor.

Detajet:

Rreth orës 12:20, një shtetas ka telefonuar sallën operative dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi në banesën e tij, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, shtetasi A. P., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nuk ka pranuar të marrë mjekimin nga shërbimet ambulatore, duke kyçur derën e banesës, për të mos lejuar futjen e ekipit të Urgjencës së spitalit.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë hyrë nga dritarja, në këtë banesë, dhe më pas e kanë shoqëruar shtetasin A. P., në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY