DAILY EXPRESS/ Tani e dimë kush e drejton Britaninë, dhe nuk është...

DAILY EXPRESS/ Tani e dimë kush e drejton Britaninë, dhe nuk është Liz Trus

74
0
Shares

Sot të gjithë mësuam një mësim politik poshtërues se kush është në të vërtetë në krye të vendit.

Në fillim të vitit, nëse do të kishit pyetur këdo që drejtonte Mbretërinë e Bashkuar, përgjigja e qartë do të ishte kryeministri Boris Johnson.

Edhe disa javë më parë, shumica e njerëzve do të kishin thënë Liz Truss. Sot, duket se në krye ishte kancelari i sapoemëruar Jeremy Hunt.

Megjithatë, përgjigja e vërtetë nuk është asnjë nga sa më sipër.

Për vite me radhë, miliona skeptikë të euros besonin se BE-ja po drejtonte në mënyrë efektive politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke na treguar se çfarë mund të bënim dhe çfarë nuk mund të bënim në vendin tonë.

Kjo ishte ajo që na shtyu deri tek Brexit. Dëshira për të rimarrë mbrapsht kontrollin.

Megjithatë, zotërit dhe zotërinjtë tanë të vërtetë janë edhe më në hije se kjo kabala e pazgjedhur burokratësh dhe ne kemi zero kontroll mbi ta.

Vështrimi lutës i Jeremy Hunt në kamera këtë mëngjes ndërsa jepte deklaratën e tij emergjente fiskale i tha të gjitha.

Fjalimi i tij kishte të bënte me mbajtjen të lumtur të investitorëve ndërkombëtarë. Kështu që unë do t’ju them se kush e drejton vërtetë vendin sot.

Tregu i bonove.

Ju nuk i keni votuar dhe sigurisht që nuk mund t’i votoni. Përfaqësuesit e tregut të bonove nuk ulen në Parlament dhe nuk shkruajnë ligjet që qeverisin vendin tonë.

Ata nuk kanë një emër, një fytyrë ose një organ institucional që përcakton politikën e tyre ose trajton ankesat.

Asnjë nga këto nuk ka rëndësi. Tregu i bonove ende u thotë përfaqësuesve tanë të zgjedhur se çfarë të bëjnë dhe askush nga ne nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

Tregu i bonove përbëhet nga një grup global investitorësh institucionalë që blejnë borxhin e qeverisë, si p.sh. bonot e thesarit britanik të njohura si UK Gilts.

Qeveritë financojnë shpenzimet e tyre duke emetuar obligacione, kështu që ata duhet t’i mbajnë të lumtur investitorët. Nëse ata kthehen kundër nesh, ne ‘na pinë e zeza’.

Ky ishte mësimi që harroi ish kancelari Kwasi Kwarteng, kur njoftoi 43 miliardë paund ulje të taksave të pafinancuara.

Mini-buxheti i tij i nxituar shkaktoi një ‘grevë’ në tregun e bonove, pasi investitorët humbën besimin në trajtimin e tij të shpenzimeve dhe borxhit të qeverisë.

Rendimentet e bonove të thesarit 30-vjeçare u rritën nga 3.10 % në 5.20 % brenda disa orësh, me një efekt të madh tronditës për të gjithë ne.

Kjo i çoi normat e interesit të kredive të shtëpisë në më shumë se 6 % dhe do të kishte shkaktuar një shkrirje prej 1.5 trilion £ në pensionet e vendit, nëse Banka e Anglisë nuk do të kishte hartuar një plan shpëtimi prej 65 miliardë paundë £.

Tregu i bonove dhe obligacioneve ka fuqinë për ta bërë këtë.

Ai ka një ndikim të madh në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne mbështetemi në tregun e bonove për të financuar afërsisht gjysmën e të gjitha shpenzimeve tona të qeverisë.

Ky është rezultati i viteve të tëra mbështetje tek borxhet dhe dështimi për të ofruar zhvillim. Kjo i ka bërë politikanët tanë impotent.

Politikanët e dinë prej vitesh se sa i fuqishëm është tregu i bonove. Në vitin 1998, këshilltari politik i atëhershëm i presidentit amerikan Bill Clinton, James Carville, e dinte mirë ç’e priste.

Carville tha se nëse do të ekzistonte rimishërimi, ai kishte dashur të kthehej si president ose papë deri ditën kur kuptoi se ku qëndronte vërtetë pushteti.

“Tani do të doja të kthehesha si tregu i bonove. Pasi do të kisha fuqinë të frikësoja këdo.”

Tregu i bonove e frikësoi Kwasi Kwarteng në një sërë kthesash që gjithsesi nuk e shpëtuan dot punën e tij. Jeremy Hunt u djersit sot.

Kur ai tha se “objektivi më i rëndësishëm i qeverisë është stabiliteti”, ai nuk po fliste me votuesit, ai po fliste me investitorët e obligacioneve. Ose më mirë, duke iu lutur atyre.

Të ashtuquajturit “rojet e obligacioneve” shpërndajnë rrahje ndëshkuese për çdo vend që konsiderohet të jetë i pamatur nga aspekti fiskal.

Britania e Madhe është tani objektivi i tyre numër një.

Liz Truss është një kryeministre kukull, me Jeremy Hunt dhe zyrtarë të tjerë konservatorë që shtrëngojnë dhe lërojnë telat.

Megjithatë ata janë vetë kukulla.

Tregu i bonove është tanimë mjeshtri i Mbretërisë së Bashkuar/ Daily Express.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY