Hetim policit që mori 100 mijë euro te shtëpia e mikut të...

Hetim policit që mori 100 mijë euro te shtëpia e mikut të Talo Çelës

64
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Aqif Bezatit në Elbasan, mik i afërt me të shumëkërkuarin Talo Çela, në shtëpinë e të cilit mendohet se ka qëndruar disa ditë.

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka nisur hetimin ndaj një polici i cili para se kolegët e tij të mbërrinin në banesën e Bezatit ku u gjetën shumë të mëdha parash, polici i dyshuar, ka marrë dhe ka fshehur 100 mijë euro.

Pavarësisht se veprimi i tij u dekonspirua, ende nuk është bërë i ditur identiteti i policit të vënë nën hetim.

Aqif Bezati dhe Veli Deliu u arrestuan në 14 tetor të këtij viti, pasi një kontrolli të bërë në banesën e tij ku u gjetën 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium, 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve. r.k

Bezati u la në burg, ndërsa për Deliun u vendos masa e arrestit shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY