“Rama dhe Agaçi përgjegjës për inceneratorët, firmosën dizbursimin e 420 milionë eurove”

“Rama dhe Agaçi përgjegjës për inceneratorët, firmosën dizbursimin e 420 milionë eurove”

38
0
Shares

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e tij të Përgjithshëm, Engjell Agaçi për atë që ai e quan “afera e inceneratorëve”. Sipas Berishës, ka qenë vetë Rama ai i cili brenda 24 orëve ka firmosur 17 procedura për inceneratorët.

“Agaçi dhe vetëm Agaçi mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Përveç tij një gjë të tillë mund ta bënte vetëm kryeministri dhe askush tjetër në administratë. Askush tjetër nuk ka fuqinë ekzekutive për të urdhëruar të gjitha agjensitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht. Ëngjëll Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumëmilionëshe. Kujt? Një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor si e tillë për t’ju besuar ndërtimi i inceneratorëve. Qytetarët po presin të ngrihen dhe ne shumë shpejt do u prijmë protestave të ndryshme. Nuk mundet kush më të tallet me mundin dhe djersën e qytetarëve shqiptarë”-tha Berisha në një daljenpër mediat sot në mesditë në selinë e PD.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY