Paketa e re fiskale, qeveria shtrëngon më tej bizneset, rikthen gjobat

Paketa e re fiskale, qeveria shtrëngon më tej bizneset, rikthen gjobat

43
0
Shares

Në paketën fiskale 2023, gjoba për mospagimin e tatim-fitimit në kohë do të bëhet progresive.

Aktualisht gjoba për mospagimin në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin aktualisht është në masën 10% të tatimit të papaguar, raporton Monitor.

Ministria e Financave arsyeton se, duke qenë se masa e kësaj gjobe është e njëjtë pavarësisht vonesës në pagesë të këstit, pra e njëjta gjobë paguhet si për 1 ditë vonesë, ashtu dhe kur nuk e paguan fare, propozohet rishikimi i këtij dënimi dhe përcaktimi në bazë të ditëve të vonuara të pagesës së këstit të tatim fitimit, por jo më shumë se 365 ditë, me qëllim nxitjen e tatimpaguesve për pagesën sa më parë të detyrimit.

Ndryshimet në paketën fiskale 2023 përcaktojnë se “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi, sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, dënohet me gjobë, në masën 10 për qind të shumës së këstit për t’u paguar plus kamatëvonesën e llogaritur për ditët e vonuara, por jo më shumë se 365 ditë, raporton Monitor. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY