Një efektiv i policisë rrugore Florenc Bicerri është arrestuar në Turqi pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Bashkë me të u arrestua edhe Kujtim Çeliku.
Mësohet se efektivi kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës dhe më datën 5 tetor kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/