Kreta zhytet në ujë për 40 minuta shi, banorët janë tmerruar

Kreta zhytet në ujë për 40 minuta shi, banorët janë tmerruar

44
0
Shares

Moti i keq vdekjeprurës përfshiu Kretën të shtunën duke kthyer rrugët në “lumenj”, prona dhe dyqane u shkatërruan.

Një person humbi jetën dhe një grua është zhdukur. Fotografi 50-vjeçar Konstantinos Vergakisu gjet i vdekur në makinën e tij që u bllokua në kanalin e përmbytjes, ndërsa një grua, qe kishte shkuar në punë me të dhe ishte pasagjere në mjetin e tij, rezulton e zhdukur.

Qindra telefonata janë marrë nga zjarrfikësit që nga mëngjesi i djeshëm kur filluan reshjet e shiut.

Guvernatori rajonal i Kretës, Stavros Arnautakis , i cili ishte në vendngjarje që në momentin e parë, flet për imazhe të shkatërrimit biblik.

“Brenda 45 minutash kanë rënë 70 milimetra ujë, dukuri të cilat i kalojnë 100 vjetët. Pra, çfarëdo studimi të kishte, asgjë nuk mund të parashikohej”, tha ai.

Shiu i dendur, i cili ka zgjatur rreth dyzet minuta mjaftoi që rrugët të ktheheshin në përrua. Makinat rrëshqisnin dhe, u grumbulluan njëra mbi tjetrën dhe disa arritën në det, ndërsa të tjera shpëtuan në momentin e fundit. Infrastruktura u shkatërrua, dyqanet dhe shtëpitë u zhytën në baltë dhe ujë.

I mbyllur ka mbetur edhe aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion ndërsa rrugët përreth tij janë kthyer në liqene, raportojnë mediat lokale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY