Sulm në një kamp stërvitor të vullnetarëve rusë, vriten 11 rekrutë rusë,...

Sulm në një kamp stërvitor të vullnetarëve rusë, vriten 11 rekrutë rusë, 15 të plagosur

44
0
Shares

Dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj rekrutëve ushtarakë rusë në një kamp trajnimi në rajonin Belgorod të Rusisë, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, transmeton CNN.

Sulmi ndodhi të shtunën gjatë një seance stërvitore në Qarkun Ushtarak Perëndimor, sipas TASS, e cila citon Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.

Personat e armatosur thuhet se ishin nga shtetet ish-sovjetike. Zyrtarët rusë e kanë cilësuar sulmin një akt terrorist.

“Si rezultat i një sulmi terrorist në një terren trajnimi ushtarak në rajonin e Belgorod, 11 persona u vranë, 15 u plagosën dhe po marrin ndihmë mjekësore”, raportoi TASS. “Incidenti ndodhi gjatë një seance trajnimi me vullnetarë që po përgatiteshin për një operacion special. Terroristët sulmuan personelin e njësisë me armë të vogla”.

Sipas TASS, dy persona që kryen “aktin terrorist” u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në terrenin e stërvitjes, raporton CNN.

Rajoni i Belgorodit është në Rusinë perëndimore në kufirin me Ukrainën. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY