Edi Rama merr diskurin e Erdogan në panelet Perëndimore: Evropa mos ta...

Edi Rama merr diskurin e Erdogan në panelet Perëndimore: Evropa mos ta marrë për të mirëqënë gjithmonë besnikërinë e Shqipërisë!

48
0
Shares

Kryeministri Rama tha sot se Brukseli duhet të ndihmojë në kapërcimin e krizës së energjisë dhe se nuk duhet të sillet po njësoj sikundër bëri gjatë pandemisë.

Gjatë fjalë së mbajtur në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin, Rama tha se Shqipëria është një vend besnik i unionit, por kjo s’duhet marrë si e mirëqenë gjithmonë.

Edi Rama: Na u desh të vraponim dhe t’i gjenim vaksinat pikërisht aty ku Bashkimi Europian thotë se vjen rreziku, Kina, Rusia dhe Turqia. Në rastin e Shqipërisë, për shembull, po të mos kishte qenë Turqia dhe Presidenti Erdogan, nuk do të kishim qenë në gjendje të vaksinonim askënd për një kohë mjaft të gjatë. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë dhe Kinën dhe njëfarë soji, edhe Rusinë. Ishte një moment shumë i frikshëm sepse pamë që në një situatë shumë të vështirë, Bashkimi Europian nuk ishte për ne, nuk ishte për njerëzit tanë, nuk ishte i pranishëm për një çështje jetë a vdekjeje. Përsëri, ja ku jemi. Kriza e energjisë nuk është pandemia, por është e ngjashme kur vjen fjala për fuqinë goditëse që mund të trazojë të gjithë komunitetin europian do të thoja. Dhe unë shpresoj që nuk do të ndodhë sërish që cilado zgjidhje të gjendet brenda BE sidoqoftë BE të zgjedhë të mbështesë vendet anëtare për të përballuar këtë goditje të stërmadhe, ne nuk do të lihemi sërish jashtë. Ne shqiptarët jemi njerëz shumë besnikë, qemë të fundit që tradhëtuam perandorinë osmane edhe kur vetë osmanët vendosën të bënin diçka tjetër. Ishim të fundit që tradhëtuam perandorinë sovjetike edhe kur të gjithë sovjetikët vendosën që nuk ishte një ide e mirë. Do të jemi te fundit që do të tradhëtojmë perandorinë europiane edhe nëse BE do të shkrihet, por nuk duam sidoqoftë të merremi për të mirëqenë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY