Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për Fation Muratin dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).
Murati u kap pak ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles i cili ishte liruar me kusht më herët. Megjithatë Dokle u la i lirë, Murati u mbajt në qeli ndërsa 3 gjykata italaine e kërkojnë atë për vepra të ndryshme penale.
Detajet:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018,mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e PolicisëQarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janëreferuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:
Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;
Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe
Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.
Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për:
Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë;
Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe
Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.
Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri tëluatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit tëaseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme tëkrijuara prej tyre.
Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar nëprova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik qëdisponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.
Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim tëdrejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).
Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale,
K Ë R K O J M Ë :
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/